
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-07-08 14:01:28Z | |
Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson nxiti sot vendet arabe të heqin bojkotin që i është imponuar Katarit, duke minimizuar mundësitë për një përshkallëzim ushtarak në krizën e Gjirit.
Johnson u takua sot me homologun e tij kuvajtian, sheikun Sabah Khaled Al Sabah, para se të nisej për në Katar.
“Ajo që bota duhet të shohë, është një ulje të tensioneve dhe një rritje të luftës kundër financimit të terrorizmit në rajon dhe progres drejt përfundimit të këtij bllokimi”, deklaroi shefi britanik i diplomacisë, që shprehu hapur mbështetjen e tij për Kuvajtin. Johnson, që të premten kishte qenë në Arabi Saudite, ku vlerësoi se është jashtëzakonisht e pamundur që kriza aktuale të shkojë drejt një konflikti ushtarak.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...