Autoritetet sudaneze kanë liruar punonjësen humanitare zvicerane e cila ishte rrëmbyer në rajonin jugor të Darfur, ka thënë për Reuters zëvendës guvernatori i Darfurit Verior, Mohamed Barima.
Autoritetet sudaneze më parë thanë që besonin se një bandë kriminale kishte rrëmbyer gruan zvicerane jashtë shtëpisë së saj pranë qytetit të al-Fashirit dhe qeveria zvicerane ka kërkuar lirimin e saj të menjëhershëm, transmeton portali arbresh.info
Barima tha se gruaja ishte në shëndet të mirë dhe po mbahej në një qendër sigurie në qytetin jugor të Kutumit në Darfurin e Veriut.
Qeveritë zvicerane dhe sudaneze nuk e kanë identifikuar gruan./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...