Presidenti i përmbysur malian Ibrahim Boubacar Keita është liruar nga junta që organizoi puçin ushtarak javën e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Keita u largua nga detyra pasi ai dhe kryeministri Boubou Cisse u dërguan në një kamp ushtrie pasi oficerët ushtarakë morën pushtetin në këtë vend në Afrikën Perëndimore më 18 gusht.
“CNSP (Komiteti Kombëtar për Shpëtimin e Popullit) informon opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar se ish-presidenti Ibrahim Boubacar Keita është liruar dhe aktualisht është në rezidencën e tij”, tha komiteti, i formuar nga junta për të mbikëqyrur periudhën e tranzicionit pas puçit.
Lirimi i Keitas u njoftua më herët në mëngjes edhe nga media lokale, duke cituar të afërmit e tij.
Që nga arrestimi i tij, puçistët kanë pretenduar se po e mbanin atë “për sigurinë e tij”.
Javën e kaluar, CNSP, e cila po ashtu ka shpërndarë qeverinë dhe Asamblenë Kombëtare, u pajtua që presidenti i rrëzuar të kthehet në shtëpinë e tij ose të shkojë jashtë vendit për trajtim mjekësor në një vend të zgjedhur nga ana e tij.
Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) nën kujdesin e ish-presidentit nigerian Goodluck Jonathan kryesoi bisedimet që çuan në lirimin e Keitas.
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari
Ballkani merr kryesimin pas fitores në derbi – Rezultatet dh...
Kusari-Lila:Fuqizimi ekonomik i grave, parakusht për zhvilli...