Pas më shumë se katër muaj në burg, është liruar edhe ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Eva Kaili.
Sipas asaj që mësohet, drejtësia belge ka urdhëruar arrest shtëpie për Kailin me detyrim mbajtjen e byzylykut elektronik.
Ajo u arrestua më 9 dhjetor të vitit të kaluar për shkak të skandalit Katargate.
Avokati mbrojtës Michalis Dimitrakopoulos tha se eurodeputetja nuk ka pranuar krimet që nuk ka bërë dhe se do të luftojë për pafajësinë e saj deri në fund.
“Të vërtetën po më thua, Michalis, do ta shoh fëmijën tim?. Ky ishte reagimi i saj, thellësisht njerëzor”, u shpreh avokati i saj.
Sipas avokatit të saj, “çështja e lirimit ka përfunduar zyrtarisht. Në thelb, ajo do të lirohet kur të vendoset byzylyku elektronik. Me shumë mundësi deri të premten do të dalë nga burgu. Periudha më e gjatë është deri të hënën”./abcnews.al
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar