Një radikal mysliman i lidhur me sulmin e 2002-s në Bali është liruar nga burgu në mes të shqetësimeve për ndikimin e tij të vazhdueshëm në ekstremistët.
Abu Bakar Ba’asyir u prit nga familja e tij jashtë burgut të Indonezisë në kryeqytetin Xhakarta, transmeton portali arbresh.info
82-vjeçari është kreu i dikurshëm i Jemaah Islamiah, një grup i inspiruar nga Al-Kaida që ishte prapa sulmit vdekjeprurës ku mbetën 202 persona të vrarë.
Autoritetet thonë se ai do të hyjë në një program të deradikalizimit.
Njerëz nga 21 shtete të ndryshme vdiqën në shpërthimin e 12 tetorit 2002 në ishullin e famshëm turistik të Balit./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit