Linjat ajrore evropiane ndryshuan itinerarin duke shmangur hapësirën ajrore të Iranit dhe Irakut, pavarësisht se Republika Islamike njoftoi rihapjen e saj.
Këtë të enjte, sipas faqeve të internetit të ndjekjes së fluturimeve, shumë prej kompanive ajrore zgjodhën rrugë alternative mbi Afganistan dhe Azinë qendrore në një përpjekje për të zbutur rreziqet që lidhen me situatën e tensionuar gjeopolitike në Iran dhe Lindjen e Mesme.
Më herët Irani mbylli për rreth 5 orë dhe më pas e hapi hapësirën e tij ajrore për fluturimet, në një kohë kur tensionet me Shtetet e Bashkuara mbeten të larta për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave në mbarë vendin.
Tensionet e shtuara detyruan linjat ajrore të anulonin, të ndryshonin drejtim ose të shtynin fluturimet, ndërsa disa vende evropian u bënë thirrje qytetarëve të tyre të largoheshin menjëherë nga Irani. Këto zhvillime erdhën në të njëjtën kohë me masat e shtuara të sigurisë për personelin amerikan në rajon.
Të mërkurën, Doha bëri me dije se SHBA tërhoqi një pjesë të personelit nga baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme në Katar për shkak të situatës së sigurisë, ndërsa misioni amerikan i Arabisë Saudite bëri thirrje për kujdes pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon./rtsh
E mposhti në Superkupë, Barcelona synon ta fitojë garën me R...
Falsifikoi dokumente për regjistrim të veturës, arrestohet i...
Alarm i kuq, stuhia “Goretti” i afrohet Britanisë së Madhe
Zelensky i dorëzon Spiropalit Urdhrin e Princeshës Olga, Kla...
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari pë...
Aksioni i Policisë në Zubin Potok, Elshani jep detaje