Udhëheqësja e opozitës në Bolivi e ka shpallur veten presidente në detyrë.
Senatorja Jeanine Áñez ka bërë betimin për postin në kohën kur shteti i Amerikës Jugore po tenton të kthejë rendin pas disa javëve protesta, transmeton portali arbresh.info.
Ish presidenti Evo Morales dha dorëheqje pasi ushtria i kërkoi të largohet. Ai tha se ishte i detyruar në atë që e quajti një puç ushtarak.
Morales ka arritur në Meksikë ku i është ofruar azili politik.
Protestat nisën në Bolivi pas zgjedhjeve të 20 tetorit në të cilat Morales, që ishte në pushtet prej 14 vitesh u rizgjodh.
Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) tha se gjeti “manipulime të qarta” të sistemit të votimit duke vënë në pikëpyetje fitoren e paktë të Morales ndaj rivalit qendror Carlos Mesa.
Áñez tha që ajo do të “kthejë demokracinë në vend”.
“Do të punoj në këtë kohë të shkurtër sepse bolivianët meritojnë të jetojnë në liri, ata meritojnë të jetojnë në demokraci. Asnjëherë nuk do të vidhet më vota”, tha senatorja./arbresh.info/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...