Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Bourla, ka deklaruar se nuk është i sigurtë nëse është e nevojshme doza e katërt e vaksinës kundër Covid-19.
Bourla ka theksuar se vaksina kundër variantit Omicron do të jetë gati gjatë muajit mars, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, deklarata e tij bie ndesh me liderin e kompanisë Moderna, Stephen Bancel, i cili javën e kaluar tha se në vjeshtën e vitit 2022 njerëzit ka të ngjarë të kenë nevojë për dozën e katërt të vaksinës, për shkak të rënies që do të pësojë efektiviteti i vaksinave përforcuese.
“Nuk e di nëse ka nevojë për një përforcues tjetër, është diçka që duhet të testohet”, ka deklaruar Bourla, shkruan Reuters.
Ai shtoi se po punohet për një version të ri të vaksinës kundër Covid-19, i cili duhet të jetë efektiv kundër omicron-it, por edhe varianteve të tjera.
Varianti i fundit i Covid-19, Omicron, ka “paralizuar” një pjesë të madhe të botës, duke kthyer kufizimet dhe masat e rrepta./arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...