“Presidenti Erdoğan ka qenë në favor të pajtimit brenda Palestinës për një kohë të gjatë dhe i kërkon Hamasit dhe Fatahut të bashkohen”, tha Haniyeh para gazetarëve në Stamboll
Kreu i lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas, Ismail Haniyeh, tha se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan gjithmonë ka inkuruajuar pajtimin brenda grupeve palestineze.
“Presidenti Erdoğan ka qenë në favor të pajtimit brenda Palestinës për një kohë të gjatë dhe i kërkon Hamasit dhe Fatahut të bashkohen”, tha Haniyeh para gazetarëve në Stamboll.
Në fillim të kësaj jave, Erdoğan priti udhëheqësin e Hamasit në Stamboll.
Ai gjithashtu zhvilloi një telefonatë me presidentin palestinez Mahmoud Abbas.
“Ne e mirëpritëm rolin turk për të na ndihmuar të arrijmë pajtimin dhe t’i japim fund ndarjes”, tha Haniyeh.
Hamas dhe Fatah kanë qenë në mosmarrëveshje pasi i pari mori kontrollin mbi Rripin e Gazës në mes të vitit 2007.
Në vitin 2017, dy fraksionet nënshkruan një marrëveshje pajtimi në Kajro me shpresën për t’i dhënë fund armiqësisë dhe ndarjes.
Kushtet e marrëveshjes, megjithatë, nuk janë zbatuar asnjëherë si rezultat i dallimeve të thella midis dy lëvizjeve./AA
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...