Liderët e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një takim virtual të premten, ku është theksuar përkushtimit për të ndalur pushimin rus të Ukrainës, që ka nisur një vit më parë.
Para takimit, Shtetet e Bashkuara njoftuan për një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2 miliardë dollarësh dhe po ashtu vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë që synojnë të dëmtojnë makinerinë ushtarake të Kremlinit.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se G7 ka bërë thirrje që shtetet e tjera që të mos i dërgojnë ndihmë ushtarake Rusisë, që ka pushtuar disa pjesë në lindje dhe jug të Ukrainës, por ka dështuar që të arrijë qëllimin kryesor të nisjes së luftës, atë të rrëzimit të Qeverisë pro-perëndimore ukrainase dhe të pushtimit të kryeqytetit ukrainas, Kiev. /euronews
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...