Liderët e G-7 kanë dalë në një deklaratë të përbashkët teksa theksojnë se mbështesin një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të çonte në një armëpushim të menjëhershëm në Gazë.
Sipas deklaratës së përbashkët të liderëve të G-7, kjo marrëveshje duhet të parashikojë lirimin e pengjeve, lirimin e rrugëve për ndihmat humanitare si dhe krijimin e sigurisë si në Izrael ashtu edhe në Gazë.
Liderët e G-7 propozojnë një zgjidhje me dy shtete që sipas tyre është një rrugë e besueshme drejt paqes.
“Ne, udhëheqësit e G7-s mbështesim plotësisht dhe do të qëndrojmë prapa marrëveshjes gjithëpërfshirëse të përshkruar nga Presidenti Biden që do të çonte në një armëpushim të menjëhershëm në Gazë, lirimin e të gjithë pengjeve, një rritje të konsiderueshme dhe të qëndrueshme të ndihmës humanitare për shpërndarje në të gjithë Gazën, dhe një fund të qëndrueshme të krizës, me interesat e sigurisë të Izraelit dhe sigurinë civile të Gazës. Ne riafirmojmë mbështetjen tonë për një rrugë të besueshme drejt paqes që çon në një zgjidhje me dy shtete.
Ne i bëjmë thirrje Hamasit të pranojë këtë marrëveshje, me të cilën Izraeli është i gatshëm të ecë përpara dhe u bëjmë thirrje vendeve me ndikim mbi Hamasin të ndihmojnë për të siguruar që ai ta bëjë këtë”, thuhet në deklaratën e liderëve të G7-s.
/rtsh.al/
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...