Dita e sotme karakterizohet me raporte kundërthënëse për zhvillimet në kryeqytetin libian të Tripolit, ku informacionet e fundit flasin për vazhdimin e luftimeve mes forcave besnike ndaj komandantit Khalifa Haftar dhe kundërshtarëve të tij nga qeveria e mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB), raporton Anadolu Agency (AA).
Raportet e mëparshme thanë se forcat e afërta me komandantin Haftar kanë marrë kontrollin mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Tripolit dhe disa zona në jug të qytetit, megjithatë zëdhënësi i Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare (GNA), me seli në Tripoli, Fathi Bashaga, tha për televizionin “Al-Ahrar” se forcat e tyre kishin rimarrë aeroportin nga forcat e Haftarit.
“Luftimet ende vazhdojnë në zonën Qasr bin Ghashir pranë Tripolit”, tha Bashaga, duke shtuar se beteja do të vazhdojë deri në eliminimin e kërcënimit.
Ndërkohë, një burim brenda Gardës Presidenciale të Libisë, tha për AA se forcat e Haftarit ende mbajnë kontrollin e zonës Qasr bin Ghashir dhe se GNA po mobilizonin forcat e saj për t’i sulmuar.
Burimi, i cili ka folur në kushte anonimiteti, tha se forcat e Haftarit kanë humbur kontrollin e disa zonave nga shkaku i “mosorganizimit dhe konfuzionit të ushtarëve”.
Haftar dje njoftoi nisjen e një sulmi për marrjen e kontrollit mbi qytetin e Tripolit, duke pohuar se dëgjon thirrjet e popullatës.
Të mërkurën, Fayez al-Sarraj, kreu i qeverisë me bazë në Tripoli, urdhëroi forcat e sigurisë të qeverisë të “përgatiten dhe t’i përgjigjen çdo kërcënimi që synon destabilizimin e rajonit”.
Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.
Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.
Paralajmërohet bllokadë e rrugës në afërsi të kufirit Kosovë...
Faton Peci: Ne ndërtojmë ura!
Hajvalia pa rrymë, KEDS: Defekt në fazë si pasojë e mbingark...
Konjufca viziton Odën e familjes Berisha në Siqevë, merr mbë...
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...