Qeveria e Libisë njoftoi se numri i viktimave në luftime mes grupeve të armatosura rivale në kryeqytetin Tripoli është rritur në 50, duke përfshirë dhe civilët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë të martën njoftoi se në përleshjet të cilat filluan në fund të gushtit, deri më tani janë plagosur 138 veta.
Luftimet shpërthyen javën e kaluar mes grupeve në Tripoli dhe rivalëve nga qytetet nga jugu i vendit. Qeveria e mbështetur nga Kombet e Bashkuara ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Tripoli dhe rrethinë.
Misioni i OKB-së në Libi bëri thirrje për “dialog të menjëhershëm rreth situatës së sigurisë” të martën në Tripoli.
Libia është zhytur në kaos që nga kryengritja e vitit 2011 kur u rrëzua dhe më pas u vra sunduesi disa dekadësh Moammar Gadhafi. Libia udhëhiqet nga qeveritë rivale në Tripoli dhe në lindje të vendit, dhe që të dyja mbështeten nga një numër milicish.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës