Një numër raketash janë shkrepur nga Libani në Izraelin verior.
Ushtria izraelite tha se katër raketa u lansuan, njëra prej tyre u përgjua dhe një tjetër ra në një fushë të hapur. Dy të tjera thuhet se zbarkuan në Detin Mesdhe, raporton BBC.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, sirenat paralajmëruese u aktivizuan në zonën e Haifa dhe në rrethinat e saj, duke përfshirë zonën Shfaram, Akër dhe rajonin Krayot.
Ndërkohë, Reuters raportoi se banorët e Krayot kishin dëgjuar tre shpërthime të mëdha.
Nuk ka raportime të menjëhershme për ndonjë lëndim.
Në anën tjetër, ushtria e Izraelit thotë se artileria e saj ka sulmuar “një numër objektivash në territorin libanez”, në përgjigje të lëshimit të raketave. /arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...