Një burrë duke bërtitur “Allahu Ekber” ka sulmuar disa persona me çekan në një qytet në lindje të Francës, raportojnë mediat vendëse.
Dy gra janë në gjendje të rëndë pas sulmit që ndodhi rreth kohës së drekës, transmeton portali arbresh.info

Më herët gjatë ditës një person sulmoi një ushtar francez me thikë në metronë e Parisit, pasi kishte përmendur emrin e Allahut.
Viktima e parë u sulmua në mesditë, ndërsa të tjerët rreth 15 minuta më vonë në një lokacion në afërsi, raporton Le Journal.
Sulmuesi u arrit të kapej nga policia e armatosur.
Sot gjithashtu gjatë ditës shpërtheu një bombë në metronë e Londrës, ku mbetën të lënduar disa persona./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër