Le Pen zotohet ‘të shkulë me rrënjë farën e së keqes’ në Francë

22:58 | 10 Prill 2017

Kandidatja për presidente e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka theksuar se do të luftojë terrorizmin dhe do të shkul ‘rrënjët e së keqes’ në Francë.

Gjatë një fjalimi ajo ka deklaruar se do të mbikqyrë një repression të ashpër të kriminelëve që rrezikojnë të kthehen në xhihadistë, transmeton portali arbresh.info.

Ajo gjithashtu ka theksuar se do të bëjë një pastrim brenda popullsisë myslimane, në mënyrë që të shpëtojë ata nga fundamentalizmi.

Në Siri një numër i konsiderueshëm i xhihadistëve janë nga Franca.

Le Pen është zotuar se në Francë ‘do të sundojë ligji francez dhe jo ligji i Sheriatit’./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara