Liderja franceze e krahut të djathtë dhe kandidatja presidenciale Marine Le Pen është thirrur nga gjykatësit mbi hetimin për mashtrim të financave.
Avokati i saj ka deklaruar se ajo nuk do të marrë pjesë në procedurat e hetimit para përfundimit të fushatës aktuale, transmeton portali arbresh.info.
“Natyrisht, që ajo nuk do të paraqitet”, ka thënë ai.
Pretendohet se truproja i Le Pen dhe shefi i shtabit ishin paguar me fondet e BE-së, ndërsa nuk e kanë kryer punën për të cilën janë paguar.
Le Pen është një nga kandidatët kryesore në fushatën presidenciale në Francë, e cila do të mbahet në dy faza, në prill dhe maj./Arbresh.info
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...