Kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve me Presidentin aktual, Emmanuel Macron, u bëri thirrje francezëve që të “mblidhen” rreth një “projekti të madh kombëtar dhe popullor” dhe ta zbatojnë atë.
Marin Le Pen iu drejtua votuesve rreth orës 20.30. Ajo premtoi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve nëse zgjidhet, transmeton portal arbresh.info
“Dua të bashkoj Francën dhe shoqërinë tonë thellësisht të ndarë”, u tha ajo mbështetësve në selinë e saj zgjedhore dhe fjalët e saj u përshëndetën me duartrokitje të forta.
Le Pen, e cila zbuti ndjeshëm retorikën gjatë kësaj fushate, nuk ka hequr dorë nga politikat e saj anti-myslimane dhe anti-emigracion, ndërsa ka premtuar se “njerëzit e vegjël” dhe problemet e tyre ekonomike do të ishin në plan të parë.
Ajo falënderoi votuesit që e çuan në raundin e dytë të zgjedhjeve.
“Ajo që do të ndodhë (në raundin e dytë) më 24 prill do të jetë zgjedhja e shoqërisë dhe qytetërimit”, tha Le Pen në fjalimin e saj të parë pas shpalljes së projeksioneve të rezultateve të votimit.
Ajo premtoi “rinovimin e sovranitetit francez”, mbajtjen e një referendumi për iniciativën qytetare dhe reduktimin e “trazirave sociale”.
Le Pen dhe Macron edhe në vitin 2017 shkuan bashkë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat më pas nxorrën Emmanuel Macronin fitues./arbresh.info/
Jashari: Tani ndihem 100% gati për të ndihmuar Milanin
Një punëtor humb jetën në Termocentralin “Kosova B” pas një ...
Begaj në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shembull b...
Rusia dhe Ukraina bien dakord për armëpushim lokal, fillojnë...
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte