Kandidatja për president të Francës, njëherit edhe liderja e Frontit Kombëtar, ka deklaruar se presidenti sirian Bashar al-Assad ‘është zgjidhja e duhur për situatën në Siri’.
Ajo këto komente i ka bërë pas takimit me presidentin libanez, Michel Aoun dhe kryeministrin Saad Hariri, transmeton portali arbresh.info.
Ky është udhëtimi i parë jashtë Francës për Le Pen, pas kandidimit të saj për presidente në Francë.
Le Pen ka shtuar se Hariri ka deklaruar se ‘nuk ka zgjidhje praktike dhe të realizueshme të luftës civile në Siri’.
“Unë nuk e kam të qartë se cili është opsioni realisht ma i sugurtë. Megjithatë, për Francën duket se zgjidhja e duhur është presidenti sirian Bashar al-Assad”, ka shtuar Le Pen.
Le Pen gjatë takimit me presidentin libanez, tha se të dy vendet duhet të jenë shtylla në organizmin e luftës kundër fundamentalizmit islamik.
Libani ka strehuar rreth 1.2 milionë refugjatë sirianë, e barabartë me një të katërten e popullsisë.
Le Pen e ka shfytëzuar vizitën e saj dy ditore për të bërë fushatë te mijëra votues francezë në Liban./Arbresh.info
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri