“Presidenti amerikan Donald Trump duket se nuk do që të përsëritet skenari i Libisë në Siri, kur ai propozoi ngritjen e ‘zonave të sigurta’”, ka thënë Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov.
Ai ka shtuar se rasti i Libisë ka qenë ‘tragjik’, transmeton portali arbresh.info.
“Ne e kuptojmë se administrate e Trump ende në përcaktimin e qëndrimit të saj”, ka thënë në sesionin e katërt të forumit ruso-arab. Ministri i jashtëm i Rusisë tha se ideja e “zonave të sigurta” ishte diskutuar në fazat e hershme të krizës sirian.
Ai theksoi se NATO në Libi ishte për të ndihmuar qeverinë, të cilën e quajti shkelje flagrante të të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, por ka shtuar se më pas ata ndihmuan në rrëzimin e Muamar Gadafit.
Trump në fillim të marrjes së detyrës ka theksuar se ‘kërkon krijimin e zonave të sigurta’ brenda Sirisë për njerëzit që po largohen nga terrorizmi./Arbresh.info
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje