Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov kanë përfunduar bisedimet në Vienë pa ndonjë rezultat konkret.
I pyetur në margjinat e takimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Vienë nëse kishte marrë ndonjë premtim nga ministri rus, Tillerson tha: “Nuk do të them asgjë në mënyrë specifike”, shkruan rel, transmeton portali arbresh.info
“Ne kemi bidesuar, kemi bashkëpunim, por nuk është e mundur të zgjidhim gjithçka. Nuk mund të zgjidhim gjithçka me një takim”, shtoi Tillerson gjatë një takimi me gazetarët.
Takimi është zhvilluar në një kohë kur marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë vazhdojnë të jenë të tensionuara, i në lidhje me pretendimet e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA në 2016, ashtu edhe ndërhyrjen ushtarake ruse në Ukrainë dhe rolet e tyre në Siri.
Lavrov nuk është deklaruar para gazetërve në lidhje me takimin, por përmes një deklarate ka “dënuar” presionin e SHBA-ve ndaj medias dhe diplomatëve rusë dhe gjithashtu është cituar të thoshte se ushtrimet ushtarake amerikane dhe “retorika agresive” janë duke e përshkallëzuar situatën me Korenë Veriore./arbresh.info/
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës