
Ìèíèñòð èíîñòðàííûõ äåë Ðîññèè Ñåðãåé Ëàâðîâ ïðîâåë ïðåññ-êîíôåðåíöèþ äëÿ ðîññèéñêèõ è èíîñòðàííûõ æóðíàëèñòîâ ïî èòîãàì äåÿòåëüíîñòè ðîññèéñêîé äèïëîìàòèè â 2007 ãîäó.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me zonën e sigurtë që është planifikuar të formohet në veri të Sirisë tha se “Ankaraja ka shumë të drejtë në këtë kërkesë të saj, sepse ajo po përjeton probleme për shkak të terroristëve që rrjedhin nga zonat nën kontrollin e SHBA-ve”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lavrov i cili ndodhet në New York për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Në pyetjen e gazetarit të AA-së lidhur me zonën e sigurtë që është planifikuar të formohet në veri të Sirisë dhe bisedimet mes Turqisë dhe SHBA-së, Lavrov është përgjigjur se “Ankaraja ka shumë të drejtë në këtë kërkesë të saj, sepse ajo po përjeton probleme për shkak të terroristëve që rrjedhin (infiltrohen) nga zonat nën kontrollin e SHBA-ve”.
Po bëhen përpjekje për të formuar organe të vetëqeverisjes
Ministri Lavrov tha se ata nuk janë “indiferentë” ndaj çështjes së zonës së sigurtë për shkak se bëhet fjalë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe se ata po bisedojnë me të dyja vendet. “Amerikanët po përdorin kurdët në rajon dhe janë hedhur hapa konkretë për të formuar organe të vetëqeverisjes”, shtoi ai.
Ndërsa në lidhje me mosdhënien e vizave nga SHBA-ja ndaj disa diplomatëve rusë që do të marrin pjesë në bisedimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Lavrov theksoi se “Moska do të kundërpërgjigjet duke hedhur hapat e nevojshëm”.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...