Një senator amerikan u ka bërë thirrje u ka bërë thirrje njerëzve të Pentagonit t’i tërheqin anëtarët e familjes nga Koreja e Jugut, sepse e ndjen që lufta më Korenë e Veriut është afër, shkruan syri.net.
“Po i afrohemi konfliktit të armatosur me Korenë e Veriut sepse Koreja e Veriut vazhdon të avancojë drejt teknologjisë (së raketave balistike ndërkontinentale) ndërsa kulmi i kësaj janë armët bërthamore, dhe Amerika vetëm mund reagojë me armë”, ka thënë Lindsey Graham, senator i Karolinës së Jugut.
“Nuk kemi më kohë. gjenerali McMaster e tha këtë të dje. I bëj thirrje Pentagonit të mos dërgojë më pjesëtarë të familjeve në Korenë e Jugut. Shkuarja atje duhet të bëhet pa shoqërues. Është çmenduri që mijëra fëmijë të shkojnë atje. Mendoj se ata (familjarët e ushtarakëve) duhen tërhequr nga Koreja e Jugut.”, është shprehur Graham.
Koreja e Veriut testoi edhe një raketë ndërkontinentale, e cila ra në detin e Japonisë gjatë kësaj jave. Testi rikthyer shqetësimet se bota së shpejti do të shohë një luftë ndërmjet SHBA’ve dhe shtetit diktatorial.
SYRI.net
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...