Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë kishte lakuriq të natës në kafaze dhe kështu virusi do të dilte nga laboratori, një hipotezë e mohuar vazhdimisht nga autoritetet kineze.
Kjo u zbulua nga një filmim ekskluziv nga Sky News Australia, i cili shton edhe një herë dyshime për origjinën e koronavirusit.
Pamjet tregojnë një shkencëtar që ushqen një lakuriq nate me një krimb.
Videoja është bërë nga Akademia Kineze e Shkencave me rastin e laboratorit të ri të biosigurisë të nivelit 4 dhe është regjistruar në maj 2017.

Që nga fillimi i pandemisë, nën akuzë kanë qenë tregjet e ushqimit (tregjet e lagështa) dhe shitja e kafshëve të egra të gjalla, të cilat gjithmonë janë konsideruar përgjegjëse për transmetimin e viruseve te njerëzit. Hipoteza të tjera sugjeronin idenë e një eksperimenti nga shkencëtarët kinezë dhe të një gabimi njerëzor në origjinën e përhapjes së virusit./A2CNN
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...