Qyteti jugor i Ukrainës, Kherson, është “i rrethuar” nga ushtarë rusë, sipas rrëfimeve të një gazetareje ukrainase, Alyona Panina, dhe kryebashkiakut të qytetit, transmeton arbresh.info.
Kyiv Independent raportoi se Panina i tha televizionit Ukraine 24 sot në mëngjes, raporton the guardian.
“Qyteti është në fakt i rrethuar, ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ushtarake nga të gjitha anët, ata vendosën pika kontrolli në dalje”, tha ajo.

Ajo gjithashtu tha për kanalin televiziv se ishte e vështirë të sillte ushqim në dyqanet e qytetit, i cili është afër Odesës në Detin e Zi, sepse magazinat ndodhen jashtë qytetit. Energjia dhe uji ishin ende të lidhura në qytet, tha ajo.
Duke postuar në Facebook, kryetari i bashkisë së qytetit, Igor Kolykhayev, tha se “Ushtria ruse po vendos postblloqe në hyrjet e Khersonit. Kherson ka qenë dhe do të mbetet ukrainas”./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina s’do ta njohë Donbasin si rus
Çeku: Në palestrën e sportit “Minatori” po vendosen tribunat...
Rusia nuk ka gjasa të bjerë dakord për një marrëveshje paqej...
Jalen Johnson prezantohet tek Rahoveci
Mblidhen 1.2 milionë euro donacione për heroin e sulmit në A...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në përurimin e Akseleratori...