Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar planet e tij për një ligj të ri që për qëllim ka luftën ndaj lajmeve të rreme.
Ai tha se gjatë zgjedhjeve mediat sociale do të përballen me rregulla të ashpëra mbi lajmet që vendosin në internet, transmeton portali arbresh.info
Macron shtoi se janë duke u bërë përpjekje të qëllimshme për të zbehur vijat mes të vërtetës dhe gënjeshtave, që sipas tij për qëllim kanë prishjen e besimit të njerëzve në demokracione liberale.
Analistët kanë theksuar se Macron kishte në mendje Rusinë kur ka dhënë këtë deklaratë, edhe pse nuk e ka përmendur.
Macron ka folur publikisht për qëllimet e Moskës mbi manipulimin e mendimit në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara./arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...