Wikipedia hidhet në terren kundër “lajmeve të rreme”: bashkëpunëtorët e versionit në anglisht të enciklopedisë online kanë vendosur që të eliminojnë Daily Mailin nga burimet e cituara, duke e konsideruar tabloidin britanik përgjithësisht jo të besueshëm, për shkak të mos verifikimit të fakteve, sensacionit dhe lajmeve të sajuara.
“Wikimedia Foundation”, pjesë e të cilit është Wikipedia, ka shpjeguar se autorët e versionit britanik të enciklopedisë ishin duke diskutuar në lidhje me ndalimin e Daily Mail-it, qysh prej fillimit të vitit 2015.
“Redaktorët vullnetarë të Wikipedia English kanë vendosur që Daily Mail është përgjithësisht jo e besueshme, dhe se përdorimi si referim përgjithësisht do të ndalohet, mbi të gjitha në rastet kur ekzistojnë burime të tjera më të besueshme”, ka bërë të ditur fondacioni.
Reagimi i Daily Mail nuk ka vonuar.
“Daily Mail në vitin 2014 ka ndaluar të gjithë gazetarët që të përdorin Wikipedian si burim të vetëm, për shkak të pabesueshmërisë së saj”, ka thënë një zëdhënës i të përditshmes, sipas asaj që shkruan The Guardian. “Të gjithë ata që besojnë në lirinë e shprehjes duhet të jenë thellësisht të shqetësuar për këtë përpjekje cinike dhe të motivuar politikisht, për të mbytur median e lirë”. /bota.al
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...