Donald Trump i ka dërguar një letër Kim Jong Un me pretendimin se ky i fundit ka gënjyer për parandalimin e planit të tij për armë bërthamore, thuhet në një raport.
Departamenti amerikan tha se përgjigjia e Trump për Kim Jong Un është dërguar në duart e diplomatëve më të mëdhenj koreanë shkruan Dailystar përcjell arbresh.info

Zëdhënësja Heather Nauert tha se përgjigjia e Trump i është dhënë Ministrit të Jashtëm të Koresë Veriore Ri Yong Ho të shtunën në Singapor.
Shtëpia e Bardhë në fillim të kësaj jave ka thënë se Kim i ka dërguar një letër Presidentit.
Ministri i Jashtëm Ri Yong Ho ka hedhur poshtë duke thënë se ShBA “është duke e ngritur zërin për të mbajtur sanksionet” kundër Koresë së Veriut.
Sekretari amerikan Mike Pompeo më herët ka paralajmëruar Rusinë dhe Kinën që të respektojnë sanksionet kundër shtetit mashtrues me qëllim që të heq dorë nga armët bërthamore./arbresh.info/
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!