Tregu i Krishtlindjeve që shesin çokollata me plakun e Vitit të Ri, kurora të Krishlindjeve dhe verëra të spikatura, tashmë janë me bollëk nëpër disa qytete të Gjermanisë.
Përkundër politikave me dyer të hapura të Angela Merkel dhe zemërgjerësisë së shumë qyteteve gjermane, qyteti Salzgitter duket se “është lodhur” nga të huajt, shkruan DM, transmeton portali arbresh.info
Kryetari i bashkisë ka theksuars e qytetarët tanimë janë të tronditur nga 5,800 emigrantët dhe refugjatët që jetojnë në qytet, ndërsa ka theksuar se vendasit kanë frikë për të ardhmen.
Edhe migrantët që jetojnë në Salzgitter, në veri-perëndim të Gjermanisë, bien dakord se ka një krizë.
“Jo të gjithë mund të vijnë këtu, sepse këtu s’ka shumë vende për të fjetu” thotë Khaled Rasti, një 32-vjeçar sirian nga Damasku, i cili me gruan e tij Slivi, 30 vjeç, po shëtiteshin pranë tregut të Krishlindjeve.
“Ne jemi të shqetësuar”, tha ai. “Unë ende jam duke mësuar gjermanisht. Nuk kam punë dhe shumë të tjerë janë si unë”.
Qyteti i ka dhënë një “shuplakë” kancelares Angel Merkel, pasi ka refuzuar që të pranojë më shumë emigrantë.
Një numër i madh gjermanësh mendojnë se fluksi i madh i refugjatëve dhe emigrantëve duhet të integrohen më shpejt.
Tani për tani, gjashtë përqind e popullsisë gjermane është myslimane./arbresh.info/
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...