Trumpi paralajmëron eliminimin e anijeve iraniane që shkelin bllokadën në Hormuz

16:43 | 13 Prill 2026
E.H

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar të hënën eliminimin e anijeve iraniane që shkelin bllokadën e vendosur ndaj kalimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Në një postim në Truth Social, pak pasi ka nisur bllokada ndaj porteve iraniane, siç ishte përcaktuar paraprakisht nga ai që të niste në ora 16:00 me kohë të Kosovës, Trumpi ka shkruar se eliminimi do të bëhet njësoj siç goditen anijet tregtare të drogës në det.

“Marina e Iranit është në fund të detit, plotësisht e shkatërruar – 158 anije. Ajo që nuk kemi goditur është numri i vogël i atyre që ata i quajnë “anije sulmi të shpejtë”, sepse nuk i konsideronim shumë kërcënim. Paralajmërim: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet bllokadës sonë, ato do të eliminohen menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem vrasjeje që përdorim kundër tregtarëve të drogës në anije në det. Është i shpejtë dhe brutal”, ka shkruar Trumpi.

Shpërndaje në rrjete sociale