Luftanija Moskva, është mbytur, ishte vetë ministria e mbrojtjes ruse e cila konfirmoi lajmin, pasi prej orësh të tëra aludohej mbi fatin e saj.
Moskva, po tërhiqej në port kur “stuhitë detare” shkaktuan fundosjen e saj, tha ministria në sqarimin e saj duke mos pranuar kështu se ajo është goditur nga ukrainasit.
Mediet shtetërore TASS dhe RIA, duke cituar Ministrinë Ruse të Mbrojtjes, njoftuan më herët se anija është dëmtuar rëndë nga incidenti se shkaku i zjarrit po hetohet, ndërsa nuk japin informacione për viktima të mundshme.
Por zyrtarë ukrainas pretendojnë se ishin raketat e lëshuara nga toka ato që goditën Moskvën, e cila ka një domethënie të madhe simbolike për Ukrainën si luftanija e përfshirë në incidentin e famshëm me ushtarët në Ishullin e Gjarprit, të cilët refuzuan t`i dorëzoheshin pushtuesve./tch/
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...