Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se me vendim të qeverisë, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të iu dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës dhe popullit, iu ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve iu ka uruar shërim sa më të shpejtë.
“Vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdogan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi. Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...