Para disa kohësh, foto e një infermiereje në Rusi, e cila kuronte të sëmurët me koronavirus me një veshjet transparente, u bë virale në rrjete sociale.
Pikërisht për këtë arsye, infermierja e identifikuar si Nadia Zhukova 23-vjeçe, u pushua nga detyra me arsyetimin se ka shkelur kodin e etikës së punës. Mirëpo, së fundmi raportohet se Nadia ka lidhur një kontratë si modele me një linjë ruse të veshjeve sportive.
E intervistuar nga mediat vendase, në lidhje me këtë ndryshim të ri në jetën e saj, 23-vjeçarja tha: “Ndihem ende në siklet për të folur për atë që ndodhi me foton. Mbaj mend që sapo po ndërrohej turni dhe po ndërrohesha, më fotografuan dhe më pas dihet. Nuk e njihja veten, mbylla të gjitha rrjete sociale sepse ndihesha e turpëruar”.
Më tej Nadia shtoi:“U ndjeva e vlerësuar nga kolegët që më mbështetën shumë. Ndihem me fat që lidha një kontratë modelingu, ndihem e vlerësuar. Kjo është një nga pasionet e mia të fëmijërisë. Por edhe mjekësia gjithashtu. Nuk kam hequr dorë nga ajo ëndërr, shpejt do të rinis studimet”.

Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...