Natën e 14 qershorit të këtij viti, në gërmadhat e kullës Grenfell Tower në Londër, 80 persona humbën jetën ndërsa u dogjën të gjallë nga zjarri.
Edhe sot pas tre muajsh nga episodi tragjik, trauma për të mbijetuarit nuk ka kaluar ende.
Siç raporton Yvette Greenway, themeluesja e Shoqatës “Silence of Suicide”, të paktën 20 persona të mbijetuar nga zjarri në kullë kanë tentuar të vetëvriten.
Duke folur për BBC, ajo tha se nuk ka një raport të detajuar që mund të konfirmojë këtë shifër por se të dhënat vijnë nga operatorët socialë të cilët janë në kontakt me banorët e Kullës Grenfell.
Shumica e atyre që kanë tentuar vetëvrasjen janë të traumatizuar dhe ndihen fajtorë që kanë mbijetuar.
Ndërkohë të tjerë nuk mund të heqin dot nga mendja imazhet dramatike të asaj nate: flakët, fëmijët e hedhur nga dritaret në përpjekjen e dëshpëruar për t’i shpëtuar.
“Kështu ata përdorin drogë ose alkool. Këta njerëz ndihen të izoluar”, thotë ish-infermierja Greenway.
Themeluesja e Shoqatës “Silence of Suicide”, kritikon gjithashtu mungesën e mbështetjes psikologjike për të mbijetuarit.
Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është ...
Takimi Starmer–Xi në Pekin/ Në fokus, dialogu strategjik dhe...
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon