Sot janë bërë një vjet që nga sulmi vetëvrasës që ndodhi në një sallë të koncerteve në Manchester.
Për të shënuar këtë përvjetor, sot qindra njerëz janë parë të mbledhur në një shërbesë të këtij qyteti për të kujtuar viktimat të cilat pësuan nga sulmi me bombë më 22 maj të 2017, njofton Klan Kosova.
22 njerëz humbën jetën nga ky sulm i cili ndodhi gjatë momentit kur ishte duke performuar këngëtarja amerikane Ariana Grande në Manchesteer Arena.
Princi i Britanisë, William, dhe kryeministrja Theresa May iu bashkuan familjeve të viktimave në Katedralen e Mançesterit.
Në një deklaratë në Facebook, të lëshuar përpara se të merrte pjesë në shërbesë, May tha se sulmi ishte “i dizajnuar për të goditur në zemër vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetesës”.
Dorasi i cili ka kryer sulmin vetvrasës në Mançester është identifikuar si Salman Abedi, me prejardhje nga Libia.
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...