Australia ka njoftuar rihapjen e kufijve të saj për turistët e vaksinuar dhe mbajtësit e tjerë të vizave për herë të parë në pothuajse dy vjet.
“Nëse jeni të vaksinuar dyfish, ne ju mirëpresim përsëri”, ka thënë kryeministri Scott Morrison.
Rihapja, më 21 shkurt, do të jetë një lajm i mirëpritur për shumë sektorë, përfshirë arsimin ndërkombëtar.
Ndryshe, Australia ka pasur disa nga kontrollet më të rrepta kufitare në botë gjatë gjithë pandemisë së coronavirusit.
Vendi ka raportuar deri më tani më shumë se 2.7 milionë raste të coronavirusit dhe 4,248 vdekje të lidhura me Covid-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Gati 80% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. /arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar