Një draft-rezolutë e Rusisë për vazhdimin e ndihmës humanitare për Sirinë e shkatërruar nga lufta ka dështuar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha të mërkurën ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen.
Propozimi rus ishte një kundër-rezolutë ndaj projekt-rezolutës gjermano-belge ndaj të cilës vendosen veto Rusia dhe Kina.
Vetëm katër vende votuan për projekt-rezolutën ruse – Rusia, Kina, Vietnami dhe Afrika e Jugut.
Shtatë të tjera, përfshirë Gjermaninë, SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, votuan kundër. Katër vendet e mbetura abstenuan.
Misioni i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara tha se propozimi i Rusisë nuk i plotësonte kërkesat themelore të përshkruara nga zyra e OKB-së për çështje njerëzore ose nga organizatat joqeveritare.
OKB-ja ka dërguar ndihma në Siri që nga viti 2014, përmes vendkalimeve kufitare që nuk kontrollohen nga qeveria siriane.
Rusia, mbështetësja kryesore e presidentit sirian, Bashar al-Asad, ka kërkuar që ndihmat të shpërndahen përmes vendkalimeve kufitare që kontrollohen nga qeveria siriane.
Ndihma, aktualisht kalon nëpër dy pika kufitare ndërmjet Turqisë dhe Sirisë, njëra në Bab al-Salam, e cila të çon në rajonin e Alepo, dhe tjetra Bab al-Hava, për rajonin e Idlibit të kontrolluar nga opozita siriane.
Që nga shpërthimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011, disa vlerësime thonë se të paktën 500,000 njerëz janë vrarë. /rel/
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...