Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, notoi të mërkurën në lumin e Senës, për t’u dëshmuar atletëve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, se uji është i pastër.
E veshur me rroba noti dhe syze, Hidalgo notoi bashkë me disa zyrtarë të tjerë – në mesin e tyre: shefi i komitetit organizativ të Olimpiadës, Tony Estanguet, dhe zyrtari i lartë qeveritar i rajonit të Parisit të Madh, Marc Guillaume.
Hidalgo tha se lumi ishte “i mrekullueshëm”.
“Të notosh në Senë! Disa e kanë ëndërruar, disa nuk kanë menduar se mund të ndodhë, dhe ne e kemi bërë të mundshme”, shkroi më pas në Instagram.
“Pas një ndalese 100-vjeçare, atletët do të zhyten vetëm pas pak ditësh gjatë Lojërave. Noti në Senë do të jetë i hapur për publikun që nga vera e ardhshme”, tha po ashtu Hidalgo.
Uji i Senës është konsideruar i sigurt për not së voni, si rezultat i testeve të përditshme të ndotjes, dhe ministrja e Sporteve e Francës, Amelie Oudea-Castera, ka qenë e para që ka notuar në të javën e kaluar.
Organizatorët e Parisit 2024 kanë planifikuar prej kohësh që t’i zhvillojnë garat e notit në ujëra të hapur.
Viteve të fundit janë investuar rreth 1.4 miliard euro për ta bërë Senën më të pastër.
Lojërat Olimpike Parisi 2024 do të zhvillohen nga data 26 korrik deri më 11 gusht.
Sena do të luajë gjithashtu një rol të madh në ceremoninë e hapjes, pasi parada e kombeve do të zhvillohet me varka./rel
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër