Kryeministri suedez, Stefan Löfven u mor sot në pyetje në Stokholm, me kërkesë të gjykatës braziliane, për dyshime për korrupsion që lidhen me shitjen ndaj Brazilit të avionëve ushtarakë “Jas Gripen” në kurriz të “Rafale”.
Ish-presidenti brazilian, Lula është nën hetim për këtë çështje për pastrim parash dhe trafik influence, prokurorët e akuzojnë për përvetësim të 2,25 milion reais (i barasvlefshëm me 1,04 milionë dollarë me kursin e sotëm).
Këto shuma i janë derdhur nëpërmjet një kompanie të djalit të tij Luis Claudio me qëllimin për të ndikuar tek Dilma Rousseff, e cila e pasoi në krye të shtetit në vitin 2011, për blerjen e “Gripen” prodhim nga kompania e avionëve “Saab”.
Në momentin e mbërritjes në gjykatë, ku do të merret në pyetje në statusin e dëshmitarit të thjeshtë, Stefan Löfven përgënjeshtroi çdo informacion në dijeni të tij për rryshfete që lidhen me kontratën e armatimit të nënshkruar në vitin 2013, por pranoi se ka punuar për promovimin e avionit suedez kur ai nuk ishte ende kryeministër.
Përpara gjyqtarit, ai mohoi se kishte takuar Lula dhe Dilma Rousseff në Afrikën e Jugut në vazhdën e homazheve për nder të presidentit të ndjerë, Nelson Mandela në dhjetor të vitit 2013./atsh/
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...