Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka shprehur mbështetjen që Bosnja të bëhet një kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian mes frikës se pasiguria e shkaktuar nga lufta në Ukrainë mund të nxisë paqëndrueshmëri në kombin ballkanik të copëtuar etnikisht që kaloi një konflikt shkatërrues në vitet 1990.
Sanchez shkoi në Sarajevë nga Serbia, ku nisi të premten turneun e tij në rajonin e Ballkanit. Sanchez do të udhëtojë gjithashtu në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.
“Gjatë takimeve të mia sot doja të nënvizoja mundësinë që do të ishte për Bosnjë dhe Hercegovinën nëse Bashkimi Evropian do ta merrte zgjerimin e tij me një ndjenjë të re urgjence”, tha Sanchez në një konferencë për shtyp.
Pedro Sanchez shprehu mbështetjen edhe për Serbinë, teksa ndodhej në një vizitë zyrtare në Beograd. /arbresh.info/
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...