Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka gjasa të largohet nga zyra, pasi një parti kyçe ka thënë se do të mbështesë mocionin e mosbesimit kundër tij.
Votimi, që pritet të mbahet sot, është propozuar nga Socialistët e opozitës, pasi Partia e Popullit nga vjen edhe Rajoy u përfshi në një skandal korrupsioni, transmeton portali arbresh.info.
Liderit të Partisë Socialiste, Pedro Sanchez i duhen 176 vota për të marrë udhëheqjen.
Partia e Nacionalistëve Baskë, që ka pesë ulëse në parlament thotë se do t’i japë përkrahje mocionit.
Sánchez i ka bërë thirrje z. Rajoy të japë dorëheqjen para votimit. Por një zyrtar i lartë i PP-së këmbënguli se kryeministri nuk do të jepte dorëheqjen.
Sánchez thotë se zoti Rajoy, 63 vjeç, nuk kishte marrë përgjegjësinë për përfshirjen e partisë së tij, e cila doli në dritë javën e kaluar pasi një nga ish-arkëtarët e saj u dënua me 33 vjet burg.
Gjykata e Lartë në Madrid dënoi Luis Bárcenas për marrjen e ryshfetit, pastrimit të parave dhe krimeve të taksave.
Rasti u përqendrua në një fond të fshehtë të fushatës, që PP e zhvilloi nga 1999 deri në 2005./Arbresh.info/
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...