Kryeministri Rama: Është çmenduri dhe e turpshme mos liberalizimi i vizave për Kosovën

15:24 | 23 Qershor 2022
A Z

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është paraqitur i zhgënjyer në një konferencë për media pas përfundimit të samitit në Bruksel.

Rama para gazetarëve u shpreh se është çmenduri dhe e turpshme mos liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Më lini të shpreh keqardhjen e thellë për BE, më vjen keq për ta e shpresoj të mund t’i ndihmojmë. U përpoqa të them disa gjëra në takim. Do ndaj disa prej tyre. Michel na tha se kemi 3 minuta, i thash se mund të ishte edhe 30 sec nëse do mbanin fjalën, po ata nuk e mbajtën. U tha që ndihesha mirë e keq të isha me ta. Ndihesh keq, sepse ende ne nuk mund të jemi këtu si europianë por si miq në një shtëpi të ndarë”.

“Njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht. Kjo është çmenduri, është e turpshme dhe kjo duhet të marr fund”, ka thënë Rama duke shtuar se çlirimtarët e Kosovës sot po mbahen peng”, ka thënë Rama./arbresh.info/