Nuk është se ndodh shpesh që kryeministri i vendit të ndalojë në pragun e shtëpisë dhe të përshëndetet me ju.
Por kjo ndodhi në Kanada, pasi Justin Trudeau, ishte duke kaluar një pjesë të ditës në lumin Niagara, kur ndaloi për të përshendetur disa familje, transmeton portali arbresh.info
Familja Robinson nga Ontario u befasua kur panë kryeministrin në pragun e derës së tyre.
Anne Robinson dhe familja e saj, jetojnë pranë lumit që pesë vite dhe momentin e zënë me kryeministrin e Kanadasë, ajo e nxorri në rrjetet sociale, ku morri shumë shpërndarje.
Familja Robinson bisedoi me kryeministrin për ngritjen e niveleve të ujit dhe i ndanë edhe disa momenti humori mes tyre.
Justin Trudeau është parë në ujrat e Niagarës në Ditën Botërore të Ambientit, ndërsa së fundi ka kritikuar vendimin e Donald Trump për largimin nga marëveshja e klimës në Paris./Arbresh.info

Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës