Kryeministri i Shri Lankës i tha BBC-së se nuk ka qenë i informuar për paralajmërimet e inteligjencës, përpara sulmeve të 21 prillit.
Ranil Wickremesinghe tha se informacionet për çdo rrezik potencial nuk janë kaluar tek ai.
Sulmet në disa kisha dhe hotele të Shri Lankës lanë së paku 250 njerëz të vrarë.
Autoritetet pranuan se ato mund të ishin shmangur sikur informacionet e inteligjencës “t’iu ishin dhënë njerëzve të duhur”.
“Ka pasur hendek midis inteligjencës dhe qeverisë. E kemi marrë përgjegjësinë, sepse, sikur informacionet e inteligjencës t’iu jepeshin njerëzve të duhur, sulmet do të mund të shmangeshin ose të minimizoheshin”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Shri Lankës, Ruwan Wijewardene.
Shefi i policisë dhe një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhanë dorëheqje pas sulmeve.
Wickremesinghe tha se nuk jep dorëheqje për faktin se nuk ka qenë i njoftuar me paralajmërimet.
“Sikur të kishim ide dhe nuk do të kishim marrë masa, do të jepja dorëheqje menjëherë”, tha ai.
Autoritetet në Shri Lankë fajësuan grupin islamist lokal National Tawheed Jamath për sulmet.
Vetë përgjegjësinë, ndërkaq, e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.
Sulmet janë kryer nga së paku nëntë sulmues vetëvrasës – në mesin e tyre një grua.
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...
Caktohet vendi ku do të luhet finalja mes Trepçës dhe Bashki...
Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një...
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskut...