Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, është zotuar se kushdo që ka qenë përgjegjës për shpërthimin masiv që ka goditur Bejrutin të martën, do të dalë para drejtësisë.
Ai ka kërkuar ndihmën ndërkombëtare pas shpërthimit.
“Bëj një apel urgjent për shtetet mike… që t’i qëndrojnë në krah Libanit dhe të na ndihmojnë. Është shkatërrim kombëtar. Përgjegjësit për këtë katastrofë do të paguajnë çmimin. Është premtim për të vdekurit dhe të plagosurit”, ka thënë ai në një deklaratë para popullit.
Shpërthimi në portin e qytetit shkatërroi qytete e la të vdekur së paku 60 persona.
Më shumë se 3.000 të tjerë janë lënduar.
Disa orë pas shpërthimit, ende shumë njerëz po barten me helikopterë ushtarakë e në forma tjera drejt spitaleve.
Shpërthimi i papritur godet vendin që kishte probleme të mëdha edhe me pandeminë dhe ishte në krizë ekonomike.
Shkaku i shpërthimit që rrënoi shumëçka ende s’është bërë i ditur.
Një zyrtar shtetëror ka thënë se mund të jetë shkaktuar nga materiale eksplozive që ishin konfiskuar kohë më parë.
Sipas disa raportimeve, shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ishte ndier edhe në Qipro, më shumë se 200 kilometra larg.
Isa Mustafa: LDK nuk zgjidhet me tifozllëk, Kuvendi duhet të...
PDK: Prokuroria të hetojë pamjet e rreme të publikuara nga K...
Trubin e rrëfen momentin e çmendur: Nuk e kuptoja çfarë po n...
IKShPK fillon testimin e avancuar laboratorik për zbulimin e...
Rama për Le Monde: Turizmi po ndryshon perceptimin për Shqip...
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...