Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo thotë se Rusia është duke u përgatitur për një konflikt të gjatë me Perëndimin – por nuk është e pathyeshme.
Petteri Orpo ka folur të mërkurën në Parlamentin Evropian për rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi Vladimir Putin u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në përgjigje të pranimit të Finlandës në NATO, shkruan Sky News.
Udhëheqësi rus tha në një intervistë se pranimi ishte “një hap absolutisht i pakuptimtë nga pikëpamja e sigurimit të interesave kombëtare të Finlandës.
“Rusia duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin”, u tha Orpo eurodeputetëve, por shtoi: “Rusia nuk është e pathyeshme”./abcnews.al
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...