Kryeministri francez, Gabriel Attal do t’i ofroj dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron nesër në mëngjes.
Duke folur pasi zgjedhjet e parakohshme franceze zbuluan se asnjë parti nuk do të ishte në gjendje të formonte një qeveri të shumicës, Attal tha se do të tërhiqej nesër në mëngjes, shkruan SkyNews transmeton Arbresh.info.
“Edhe pse kemi pasur rezultate tre herë më të mira se sa ishte parashikuar, kjo nuk do të thotë se është një shumicë”, tha Attal.
“Pra, besnik ndaj traditës republikane, në fakt do të tërhiqem nesër në mëngjes”, shtoi ai.
Ansambli i partisë së Attal – e njëjta parti si Macron – pritet të marrë 150-175 vende në Asamblenë Kombëtare.
Ai shtoi: “Unë mendoj për detyrën time për të respektuar sovranitetin e popullit, pra ky është imazhi që kam për funksionet e mia si kryeministër. Zonja dhe zotërinj, këtë mbrëmje ka një epokë të re. Ka një epokë të re, për sa më përket mua, nga nesër”, tha ai.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...