Kryeministri francez, Jean Castex, do ta marrë të premten dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca, tha zyra e tij.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Castex është 55 vjeç dhe nuk është në ndonjë grup prioritar, por tha që ai donte të “tregonte se mund të kemi besim të plotë te vaksina”, gjatë një konference shtypi të enjten, kur njoftoi se Franca do të rifillonte përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.
Kryeministri francez, pritet të vaksinohet pasdite në spitalin ushtarak Begin që gjendet afër Parisit.
Përveç tij, edhe homologu i tij britanik, Boris Johnson tha gjithashtu se do ta marrë vaksinën e AstraZeneca-s të premten.
Mbretëria e Bashkuar ka vazhduar me përdorimin e vaksinës së AstraZenecas, derisa disa vende evropiane pezulluan përdorimin e saj. /Telegrafi/
Policia në Ferizaj zhvillon fushatë vetëdijësuese për rreziq...
Miratohen dy projektligje për programet IPA-së të BE-së
PDK e gatshme të propozojë emër për president, Tahiri: Vendi...
FBK del me një njoftim sa i përket biletave për ndeshjen nda...
Identifikohen pas 27-vjetësh mbetjet mortore të të zhdukurit...
Detaje nga operacioni që vrau El Menchon – ai u ekzeku...