Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka shprehur mbështetje për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas deklaratave të Donald Trump, i cili e quajti atë “diktator”.
Në një bisedë telefonike me Zelensky, Sir Keir ka theksuar mbështetjen për të si “lider të zgjedhur demokratik të Ukrainës”.
“Kryeministri tha se ishte plotësisht e arsyeshme të pezullosh zgjedhjet gjatë luftës, siç bëri Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore,” thuhet në një deklaratë të përfaqësuesit të Downing Street.
Kryeministri britanik gjithashtu ripërsëriti mbështetjen për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë dhe për të parandaluar agresionin rus.
Presidenti Zelensky falënderoi Britaninë për mbështetje, duke thënë se “roli i Mbretërisë së Bashkuar në forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së Europës është shumë i rëndësishëm për ne”, raporton Sky News.
Komentet e Trump u bëra pas një postimi në platformën e tij Truth Social, ku ai e quajti Zelensky “diktator” dhe kërkoi negociata me Rusinë.
Liderja konservatore Kemi Badenoch e hodhi poshtë këtë koment, duke thënë se Zelensky “nuk është një diktator”, por “lideri i zgjedhur demokratik i Ukrainës”. Ajo shtoi gjithashtu se “Europa duhet të marrë përgjegjësinë e saj”.
Teherani miraton planin për të vendosur taksa për përdorimin...
Haxhiu: Pres që gjatë kësaj jave të kemi takime mes liderëve...
Brruti realizon dy gola, Shqipëria fiton miqësoren ndaj Uzbe...
Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht
Qeveria e Shqipërisë heq naftën falas për fermerët nga skema...
“Këto janë netët për të cilat jetojmë nëse nuk i ndjen...