Kryeministri britanik Boris Johnson tha se nuk do të lejojë rikthimin e “emigracionin e pakontrolluar” për të zgjidhur krizën e karburantit, gazit dhe ushqimeve për Krishtlindje, duke deklaruar se tendsoje të tilla janë pjesë e rregullimeve në periudhën e post-BREXIT.
“Rruga përpara për vendin tonë, nuk është vetëm të tërheqë levën e madhe të emigracionit të pakontrolluar dhe të lejojë një numër të madh njerëzish të bëjnë punë. Pra, ajo që nuk do të bëj është të kthehem në modelin e vjetër të dështuar të pagave të ulëta të mbështetura nga emigracioni i pakontrolluar”, deklaroi lideri britanik.
Qeveria britanike ka deklaruar se do të angazhojë 200 pjesëtarë të ushtrisë, 100 prej të cilëve shoferë, që nga e hëna të ndihmojnë në dërgimin e karburanteve nëpër stacione të naftës dhe të ndihmojnë në zbutje të krizës, që ka ardhur si mungesë e shoferëve.
Edhe nëntë muaj pasi Britania e përfundoi daljen e saj nga Bashkimi Evropian, Jonhson than ë një intervistë për BBC së është i përgatitur për atë që ai e ka cilësuar si një ekonomi të lirë dhe më të mirë për vendin.
“Kur njerëzit votuan për ndryshimin në 2016 dhe përsëri në 2019, ata votuan për fundin e një modeli të prishur të ekonomisë në Mbretërinë e Bashkuar që mbështetej në paga të ulëta, aftësi të ulëta dhe produktivitet i pakët, dhe ne po largohemi nga ajo “, /arbresh.info/
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...